Fitorja e Prishtinës e ka bërë edhe më interesant kampionatin e Kosovës në futboll.
Kësisoj Trepça ’89 tani po ndjen presionin pasi iu janë afruar në pesë pikë bardh e kaltërtit.
Por kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do të ketë një mundësi të artë për tu afruar edhe më shumë në tabelë.
‘Nikli’ do të përballet me Trepçën në udhëtim dhe kërkon fitore që ta shkurtojë diferencën në katër pikë.
Ndeshja mes dy skuadrave gjelbër e zinj do të fillojë nga ora 15:00 në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’.
Ndërkohë në Gjilan, sot do të përballet Gjilani dhe Llapi.
Gjilani ka siguruar mbijetesën dhe po luan pa presion, ashtu si Llapi që ka mbetur më mbrapa titullit, por po luan një futboll tejet të bukur. /Telegrafi/