Site icon Telegrafi

Kampioni shënon fitore minimale ndaj Gjilanit

Feronikeli ka arritur të shënoi fitore minimale 1-0 përballë Gjilanit.

Kampionët në fuqi u përballen me Gjilanin që erdhi në këtë takim pas dy barazimeve radhazi tek Besa në Pejë dhe tek Trepça `89 në Mitrovicë.

Por ‘Nikli’, arriti ta shënoi një gol në minutën e fundit të pjesës së parë që në fund doli të jetë i fitores.

Ishte sulmuesi këmbëshpejtë, Përparim Livoreka që realizoi pas një asistimi të bukur nga Argjend Bardhi.

Fitorja Feronikelin e ngritë në pozitën e dytë me 28 pikë të grumbulluara, tri më pak se Trepça ’89 që ka edhe një takim më pak të zhvilluar.

Në ndeshjen tjetër u takuan Drenica dhe Hajvalia në Skenderaj.

Drenicasit fituan me një gol të mbrojtësit Ismet Caka që realizoi pas pesë minutave lojë.

Pas kësaj fitore Drenica ngritët në pozitën e shtatë me 17 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Exit mobile version