Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors është rikthyer te fitorja.
Me rikthimin e fundorit Stephen Curry në parket është rikthyer edhe fitorja për Golden State që ka mposhtur me 13 pikë epërsi Memphis Grizlies 141-128.
Curry ishte më meritori për këtë fitore duke shënuar 38 pikë, 30 nga të cilët me tre pikësha.
Përpos 38 pikëve, fundori amerikan bëri edhe tre asistime e katër kërcime.
Paraqitje të mirë kishte edhe Klay Thompson me 21 pikë e Kevin Durant me 20 të tjera.
Tek Memphis më i dalluari ishte qendra Marc Gasol me 27 pikë e gjashtë kërcime por që nuk mjaftuan për befasi.
Cleveland Cavaliers është futur në një krizë të rezultateve pasi ka pësuar edhe në ndeshjen e tretë radhazi.
Të udhëhequr nga Donovan Mitchel me 29 pikë e Ricky Rubio me 16 të tjera, Jazz shënuan fitoren e 16 këtë edicion.
Tek nënkampionët në fuqi të NBA-së, Cavaliers më efikasi ishte LeBron James 29 pikë e Jeff Green me 22 të tjera por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe New York Knicks që mposhtën New Orleans Pelicans me dy pikë epërsi 105-103.
Qendra Kristpas Porzingis ishte më i miri në këtë takim me 30 pikë, shtatë kërcime e tre asistime, ndërsa paraqitje të mirë kishin edhe Beasley dhe Jack me nga 15 pikë. /Telegrafi/
Detroit – San Antonio, 93-79
https://www.youtube.com/watch?v=0qq4TuWCVsI
New Orleans – New York, 103-105
https://www.youtube.com/watch?v=LoAq00AN8jg
Orlando – Miami, 111-117
https://www.youtube.com/watch?v=J1Qm_rfDhdA
Atlanta – Portland, 104-89
Utah Jazz – Cleveland, 104-101
https://www.youtube.com/watch?v=26GvjUcuYHE
Golden State – Memphis, 141-128
Denver – Philadelphia, 102-107
https://www.youtube.com/watch?v=CH913B0UhA4