Site icon Telegrafi

Kampioni në fuqi pret Llapin, ndeshje interesante edhe në Drenas

Java e 31-të e elitës së futbollit kosovar do të sjellë gjashtë ndeshje në një orar.

Kësisoj kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e skuadrës finaliste të Kupës së Kosovës, Llapin nga Podujeva.

Mysafirët kanë premtuar se do ta presin kampionin e ri në fushë me duartrokitje.

Interesant pritet të jetë edhe në qytetin e Drenasit.

Ish kampioni i Kosovës, Feronikeli do të ketë përballë Prishtinën në një duel që do të vendos për pozitën e dytë në tabelë.

Liria në Prizren do të kërkoj fitore ndaj Trepçës për t’i shtuar gjasat për mbetjen në elitë.

Besa dhe Drenica do të përballen në një ndeshje mes dy skuadrave që kanë siguruar gjithçka sa i përket mbetjes në elitë.

Ndërkohë Drita do ta presë Hajvalinë në Gjilan në një ndeshje pa tifoz. /Telegrafi/

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 17:00

Trepça ’89 – Llapi
Liria – Trepça
Drita – Hajvalia
Feronikeli – Prishtina
Besa – Drenica
Ferizaj – Gjilani

Exit mobile version