Site icon Telegrafi

Kampioni fuqishëm triumfon në Mitrovicë

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli ka arritur një fitore të madhe në udhëtim tek Trepça ’89.

Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani e ka mposhtur 89-shin me rezultat të thellë 3-1 në ‘Riza Lushta’.

Sulmuesi Mendurim Hoti shënoi golin e epërsisë në minutën e tretë, para se ta dyfishonte atë Mevlan Zeka në minutën e 16-të, i cili shënoi edhe në minutën e 60-të për 3-0.

Ndërkohë nigeriani Rasak ka shënuar golin e nderit për 89-shin.

Fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ka shënuar edhe Prishtina që ka mposhtur Gjilanin me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë Berat Hyseni që ka shënuar golin e fitores në minutën e 80-të nga pika e bardhë duke sjellë një gëzim të pa përshkrueshëm në stadiumin e Prishtinës.

Ndeshja e vetme pa gola është zhvilluar në Pejë mes Besës dhe Llapit.

Drita ka pësuar humbje si vendas nga Drenica me rezultat minimal 1-0 duke ia vështiruësuar edhe më shumë punët vetës.

Ndërkohë Vushtrria ka triumfuar 1-0 para tifozëve vendas përballë Istogut në sfidën e dy skuadrave të fundit në tabelë.

Trepça ’89 – Feronikeli 1-3
Prishtina – Gjilani 1-0
Drita – Drenica 0-1
Besa – Llapi 0-0
Vushtrria – Istogu 1-0

Exit mobile version