Partia e ministrit grek të mbrojtjes, Panos Kammenos ka përgatitur një rezolutë për Maqedoninë dhe për Shqipëërinë, në lidhje me dy çështje të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rezolutën e parë thuhet se ”Grekët e pavarur nuk pranojnë shfrytëzimin e termit ‘Maqedonia’, ose çfarëdo lloj emri të përbërë të tij, në emrin e fqiut të veriut”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, në rezolutën e dytë, partia e Kammenos kërkon respetim të marrëveshjes së vitit 2010, nga ana e Shqipërisë, për varet e ushtarëve grek./Telegrafi/