Gjykata në Liverpul të Anglisë, e ka dënuar një person me dy vjet e gjysmë burg dhe ndalesë prej pesë vitesh vozitje, për shkak të incidentit që ka bërë në vitin e kaluar.
Peter Tootle ka qenë duke drejtuar kamionin, i cili me vozitjen e shkujdesur ka shkaktuar përplasjen e tetë veturave, transmeton Telegrafi.
Gjatë këtij incidenti një burrë ka mbetur i vdekur, teksa një tjetër ka marrë lëndime aq të mëdha, sa që i duhet mbikëqyrje prej 24-orëshe.
Policia e ka plasuar videon, pasi është konsultuar me familjarët që pësuan nga incidenti. /Telegrafi/