Site icon Telegrafi

Kamioni përplaset në portën e ambasadës ruse në Dublin, policia irlandeze arreston një person

Një burrë është arrestuar, pasi me një kamion është përplasur në portën e ambasadës ruse në Dublin.

Mediat britanike raportojnë se askush nuk është lënduar në këtë “incident”, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, policia e kryeqyteti irlandez, ka bërë të ditur se janë duke hetuar incidentin.

Lexo po ashtu Ukraina pëson dëme të mëdha në infrastrukturë nga fillimi i agresionit rus – vlerësohet se shkon në 10 miliardë dollarë

E për shkaqe sigurie, rrugët në afërsi të ambasadës ruse janë mbyllur përkohësisht.

Transmetuesi publik i Irlandës, RTE ka publikuar videon e momentit kur kamioni përplaset në portën e ambasadës ruse në Dublin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version