T’i besohet drejtimi i një kamioni 18-tonësh një vajze katërvjeçare, tingëllon si një recetë për tragjedi.
Pikërisht këtë e ka bërë kompania Volvo, për të testuar modelin 540 hp FMX 8×6, që do të hidhet së shpejti në treg.
Në videon e regjistruar, shihet kamioni duke kaluar nëpër terren të vështirë, teksa goditet nga gjësende të forta dhe përplaset për mure betoni, transmeton Telegrafi.
Gjithnjë duke u dirigjuar prej largu nga duart e vogëlushes, kamioni kalon nëpër vështirësi të shumta, që dalin të jenë të pandalshme për këtë makinë.
Ndërtimi i fortë dhe teknologjia e lartë, bëjnë që kamioni të vazhdojë sërish rrugën.
Sipas drejtuesve të Volvo, ky kamion është krijuar që t’i ofrojë siguri maksimale drejtuesit. /Telegrafi/