Telegrafi

Kamioni i ngarkuar me fishekzjarrë bën ndeshje: Qielli ndriçohet nga dritat shumëngjyrëshe! (Video)

Qytetarët që gjendeshin në autostradë, u bënë spektatorë të një “shfaqjeje” me fishekzjarrë.

Kamioni që ishte i ngarkuar me një sasi shumë të madhe të fishekzjarrëve, është ndeshur me një veturë në Provincën Hebei në Kinë.

Zjarri që ka shpërthyer, ka ndezur barotin, duke shkaktuar shpërthimin, transmeton Telegrafi.

Shoferi është larguar me shpejtësi nga kamioni, prej nga hidheshin fishekzjarrët nga të gjitha anët.

Zjarrfikësit janë munduar për afro dy orë që të shuajnë flakët, por ka qenë shumë e vështirë sepse eksplodimet nuk kishin të ndalur.

Askush nuk është lënduar në këtë aksident, ku rruga ka mbetur e bllokuar për dy orë e pamjet në qiell ishin intriguese. /Telegrafi/