Një person është arrestuar pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me kamionin me targa lokale, ka goditur një këmbësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:58 në fshatin Lluzhan, Podujevë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/