Site icon Telegrafi

Kamerun – Egjipt, finalja e Kupës së Afrikës

Kombëtarja e Kamerunit ka arritur ta sigurojë finalen e madhe në Kupën e Afrikës.

Në gjysmëfinale, Kameruni arriti një fitore të pastër 2-0 përballë Ganës duke siguruar finalen.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga mbrojtësi Michael Ngadeu-Ngadjui në minutën e 72-të.

Ndërkohë për 2-0 u përkujdes në minutën e fundit sulmuesi Christian Bassogog në çastet e fundit të ndeshjes.

Në finale, Kameruni do të përballet me favoritin për ta fituar këtë garë, Egjiptin e cila e udhëhequr me të jashtëzakonshmin Mohamed Salah pritet t’iu shkaktoj shumë probleme.

Finalja e madhe e Kupës së Afrikës zhvillohet të dielën. /Telegrafi/

Exit mobile version