Telegrafi

Kamerat nuk e shfaqen, por një tifoz turk hyri në fushë dhe dhuroi spektakël në takimin mes Liverpoolit dhe Chelseat

Liverpooli mbrëmë ka fituar edhe trofeun tjetër evropian në qytetin e Stambollit, atë të Superkupës.

The Reds triumfuan pas ekzekutimit të penaltive kundër Chelseat meqenëse ndeshja në kohën e rregullt dhe vazhdime përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Pos paraqitjes së mirë të dy portierëve, Adrianit dhe Kepa Arizabalagas si dhe shkëlqimit të Saido Manes dhe Mohamed Salahut, kamerat nuk e kanë fokusuar edhe një detaj interesant.

Bëhet fjalë për futjen e një tifozi turk në stadium, i cili bëri një shou duke përshkuar tërë fushën derisa e arrestoi sigurimi i Vodafone Park.

Kujtojmë se UEFA ka ndaluar rreptësisht shfaqjen e tifozëve që hynë në fushë, por videot e ndryshme po rrjedhin në rrjetet sociale.

Ndryshe, Liverpooli është bërë skuadra më e trofeshme angleze pasi triumfoi në ndeshjen e mbrëmshme në këtë garë evropiane. /Telegrafi/