Telegrafi

Kamerat kapin momentin kur Lukaku e kërcënoi dhe e shau Barrellan në ndeshjen ndaj Sampdorias

(Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, e ka kërcënuar bashkëlojtarin Nicola Barella gjatë ndeshjes së xhiros së 22-të të Serie A kundër Sampdorias.

Kamerat e kanë kapur momentin kur belgu iu drejtua mesfushorit italian dhe nisi t’i bërtiste, pasi ai i kishte tundur duart i pakënaqur pas një topi të lëshuar.

Mediat italiane raportojnë se Lukaku i tha të mos i tundte më duart duke i përshkruar fjalët e sulmuesit: “Nico! Nico… Mos e bëj më atë me duar. Mjaft më! Ndalu! Ndalu menjëherë!”.

Pasi Barella ia ka kthyer dhe i ka thënë diçka, 29-vjeçari ka qenë akoma më brutal duke e sharë.

Lexo po ashtu Interi nuk fiton në udhëtim te Sampdoria

Derisa i drejtohej bashkëlojtarit, Lukaku e ka kërcënuar me gisht, ndërkohë që pritet të shihet se si do të përfundojë ky konflikt, sidomos duke ditur që shumë lojtarë të Interit janë të pakënaqur me mbështetjen teknike që kanë nga belgu në fushë dhe shumë prej tyre janë të irrituar nga fakti sulmuesi shpesh humb topa dhe bën gabime fillestare. /Telegrafi/