Kamera e vendosur në helmetën e një ushtari ukrainas, shfaq betejat e ashpra që janë zhvilluar në Avdiivka mes ukrainasve dhe rusëve.
Në video shihen objektet e shkatërruara si dhe ukrainasit që fshihen nën rrënoja, për të organizuar operacionin për tërheqjen e ushtarëve të plagosur, derisa vazhdimisht rusët tentonin t’i godisnin, transmeton Telegrafi.
E nga këto luftime, në këtë qytet nuk ka mbetur pothuajse asgjë përveç rrënojave dhe ushtarëve të vrarë nga të dyja palët.
Megjithatë për t’u kryer me sukses operacioni i evakuimit të ushtarëve ukrainas, Batalioni i tretë ngriti në ajër dronët që vëzhgonin terrenin.
Ata hasën në autoblinda ruse që kishin rrethuar zonën ku gjendeshin ukrainasit. Për t’ua hapur korridorin e evakuimit, ata i hodhën në erë këto autoblinda.
Pamjet nga ajri shfaqin momentin kur droni kamikaz përplaset direkt në autoblindë, e cila hidhet në erë nga presioni i madh i shpërthimit. /Telegrafi/