Telegrafi

Kamera e vendosur brenda veturës, kap momentin kur një mjet tjetër përplaset direkt në pompën e derivateve në Nex Mexico

Një shofer që me gjasë kishte humbur kontrollin mbi timonin, është filmuar duke u përplasur direkt në pompën e derivateve në La Plata të New Mexico.

Një kamerë e vendosur brenda një veture që ishte në lëvizje, për pak sa nuk goditet nga vetura që vinte me shpejtësi të madhe dhe përplaset direkt në pompën e derivateve.

Sipas autorit të videos, ai ishte nisur për në Seattle të Mississippi kur ndodhi incidenti.

“Dhashë deklaratë në polici dhe kishin nevojë të shohin pamjet e kamerës”, tha autori i videos.

Nga zyra e sherifit është bërë e ditur se brenda veturës së përplasur gjendej një grua, e cila në ato momente ishte sëmurë dhe për fat të mirë nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/