Telegrafi

Kamera brenda një kafiterie në Ukrainë, kap momentin kur raketa bie dhe shpërthen afër lokalit

Një video e regjistruar brenda një kafiterie në Ukrainë, ka kapur momentin kur një raketë e fuqishme ruse bie shumë pranë lokalit dhe shpërthen.

Nga detonimi i fuqishëm brenda lokalit, pothuajse të gjitha orenditë lëvizin, e një klient dhe punonjësja habiten dhe për pak sekonda qëndrojnë të shokuar, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë në kafiteri, shfaqin punonjësen prapa banakut si dhe një klient i cili futet për të blerë një kafe.

Në fillim dukej gjithçka në rregull, por më pas bie një raketë e cila shpërthen dhe e tërë lagjia dridhet nga detonimi i fuqishëm.

Nuk dihet lokacioni i saktë se ku ka rënë kjo raketë apo nëse ka pasur viktima. Por ajo çfarë dihet është se raketa ishte hedhur nga rusët.

E ky veprim dëshmon edhe një herë se rusët nuk kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake por atë civile, duke shkaktuar çdo herë e më shumë viktima. /Telegrafi/

@rsjdesign #missiles #war #russia #ukraine?? #expolsion #fire #bomb #StemDrop001 #coffee ♬ original sound – Robert Sepúlveda Jr.