Telegrafi

Kamara: Mane duhet të largohet nga Liverpooli për të fituar Topin e Artë

Ish-sulmuesi i Fulhamit dhe Senegalit, Diomansy Kamara ka thënë se Sadio Mane mund të duhet të largohet nga Liverpooli për të fituar Topin e Artë.

Mane ka folur këtë javë për fitimin e çmimit të madh individual të FIFA-s, ndërsa emri i tij vazhdon të jetë në listën e lojtarëve më të mirë në botë momentalisht.

Megjithatë, bashkëkombësi i tij, Kamara, e ka këshilluar yllin senegalez të largohet nga Liverpooli nëse dëshiron të fitojë çmimin e madh individual, Topin e Artë.

Lexo po ashtu Tifozët në Sky Sports zgjedhin Sadio Manen si lojtarin e sezonit në Ligën Premier

“Nëse Mane një ditë dëshiron të fitojë Topin e Artë, ai mund të ketë nevojë të largohet nga Liverpooli sepse klubi mund të mos jetë ‘avokati’ më i mirë për të, pavarësisht arritjeve të tyre të jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Kamara për ESPN.

Mane dhe Kamara

“Ai duhet të vazhdojë rrugën që po shkon sepse nuk ishte shumë larg nga të hipurit në podium, dhe unë mendoj se ai mund të kishte merituar të fitonte këtë vit”.

Lexo po ashtu Messi lavdëron yjet e Liverpoolit – zgjedh fjalët më të mira për Salah, Mane, Van Dijk, Alisson dhe Alexander-Arnold

“Tani ai duhet të vazhdojë të punojë dhe ndoshta edhe të ndryshojë klub”.

“Kemi parë që Liverpooli nuk luan me të vërtetë për forcimin e Manes dhe njerëzit e tyre i dhanë votat për Virgil van Dijk edhe pse Mane dhe në një masë më të vogël Mohamed Salah ishin në të njëjtin nivel”, përfundoi senegalezi. /Telegrafi/