Telegrafi

“Kam trashëguar një skuadër të mirë nga Klopp”, Arne Slot refuzon të marrë meritat për fillimin shpërthyes të Liverpoolit

Arne Slot tani ka nëntë fitore në 10 ndeshje – rekordi më i mirë për çdo trajner të Liverpoolit në histori.

Slot kishte deklaruar më parë se nuk dëshiron të mbahet mend vetëm për këtë statistikë.

Pas fitores 1-0 ndaj Crystal Palace, shefi i The Reds e dyfishoi këtë qëndrim.

“Padyshim që është shumë e kënaqshme. Dhe në fakt është gjithashtu mjaft e veçantë nëse e dini se sa menaxherë të mëdhenj ka pasur Liverpool”.

“Por unë thashë edhe javën e kaluar mendoj se shpresoj të mos më kujtojnë vetëm për një, dy, tre, katër, pesë vjet vetëm për këtë. Ne shpresojmë të bëjmë gjëra më të veçanta se kjo”, tha Slot.

Trajneri holandez ka lavdëruar punën e Jurgen Klopp, duke thënë se ka trashëguar një skuadër të shkëlqyer nga gjermani.

“Dhe tregon gjithashtu fatin që pata që kam trashëguar një skuadër shumë të mirë dhe staf shumë të mirë për të vazhduar të marr rezultatet që Jurgen Klopp pati edhe këtu”, tha Slot. /Telegrafi/