Telegrafi

“Kam një javë që të gjej me Françeskën, ngele duke gatuar për të”- Ilnisa xheloze për Meritonin

Dyshja kanë qenë tepër të afërt që nga fillimi, por së fundi janë përfshirë në një debat.

Duket që kjo ka ndodhur për shkak se Ilnisa, partnerja e Meritonit, është bërë xheloze, pasi Meritoni po kalonte kohë me Françeskën.

Banorja e ka shprehur pakënaqësinë se pse Meritoni ka një javë që gatuan për të.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Ilnisa: Ke një javë që po gatuan për Françeskën.

Meritoni: The hajeni bashkë mëngjesin. U çova për ty, me shumë dashuri si çdo ditë, se të dua dhe përgatita e prej atje ma hodhe poshtë në një mënyrë ose tjetrën duke më thënë ‘haje me Françeskën’.
Ilnisa: Unë vazhdoj të jem e mërzitur dhe më vjen keq për mënyrën bastarde që ti ndoshta nuk e kupton.

Meriton: Ma hodhe poshtë dhe the “gatuaj dhe haje me Françeskën”.

Ilnisa: Kam një javë që të gjej me Françeskën. /Telegrafi/