Telegrafi

“Kam menduar për të gjithë verën”, Ancelotti zbulon ‘problemin’ më të madh te Real Madridi

Duke folur për mediat përpara ndeshjes së Real Madridit në Superkupën e UEFA-s me Atalantën, Carlo Ancelotti foli për përgatitjet që kanë bërë për ndeshjes.

Trajneri italian madje pati kohë të bënte një bisedë të relaksuar, derisa iu përgjigj Gian Piero Gasperinit.

Trajneri i Atalantas i tha Ancelottit se ai nuk ka probleme se kë duhet ta fus në formacionin startues, përkundër tij – ndërsa bashkëkombësi i tij iu përgjigj me shaka.

“Pasja e kaq shumë lojtarëve të mirë më ka shkatërruar pushimet. Ky është një problem shumë i madh për mua. Unë kam menduar për këtë gjatë gjithë verës”, deklaroi Ancelotti duke qeshur.

Natyrisht se për një trajner si Ancelotti do të jetë e kundërta, pasi gjithmonë ka dëshmuar se mund ta menaxhojë një skuadër të mbushur me yje.

Të kesh një skuadër të tillë të mbushur me yje është një ëndërr për çdo trajner, edhe nëse do të thotë të menaxhosh detyrën e ndërlikuar për t’i përshtatur të gjithë. /Telegrafi/