Gianfranco Zola tregon atë që Diego Armando Maradona i tha atij para ndeshjes së bamirësisë Soccer Aid në Old Trafford në vitin 2006 dhe thotë se ai ka humbur një ‘vëlla më të madh’.
Ish-ylli i Chelseat, Cagliarit dhe Napolit luajti me Maradona në stadiumin San Paolo, i cili tani është emëruar sipas legjendës argjentinase.
“Diego ishte si një vëlla më i madh për mua”, ka thënë fillimisht Zola për gazetën La Repubblica.
“Ai më mësoi aq shumë, sa nuk do ta harroj kurrë. Vdekja e tij ishte një goditje e rëndë. Unë e dija për stilin e jetës së tij, por kurrë nuk do ta kisha imagjinuar se ai mund të vdiste. Ai më kapi i papërgatitur”.
“Unë fola me Ciro Ferraran dhe Antonio Carecan. Ishte kaq e dhimbshme. Biseduam për lojëra, stërvitje, fitore dhe të qeshura. Jo shumë humbje. Diego ishte i shkëlqyeshëm, është e gabuar ta përshkruash atë me nguti. Kush ishte me fat të luante me të mori vetëm gjëra të mira”.
“Hera e fundit që e pashë ishte në fushë. Në Romë dhe në Mançester. Ishte një ndeshje bamirësie me Robbie Williams. Ai më sfidoi për goditje të lira. Ai më tha: ‘Po bëhesh më i mirë, por ke akoma punë për të bërë’. Ne gjithashtu u takuam në Stadio San Paolo për lamtumirën e Ciros në futboll. Ai nuk ndihej mirë”.
“Unë kisha një gjeni në krah, dikush që kurrë nuk u mburr me aftësitë e tij të mëdha, intuitën ose lojën e tij. Unë mendoj për frymëzimin e Paul Gascoigne ose George Best. Ata ishin të paparë për nga shikimi në fushë, por të brishtë jashtë fushës”.
“Nëse nuk do ta kisha takuar Maradonën do të isha vetëm një futbollist i mirë. Unë do ta mbaj imazhin e tij në fushë dhe imazhin e një personi që shkoi përtej kufijve. Ai kurrë nuk lëndoi askënd përveç vetes së tij”, përfundoi italiani. /Telegrafi/