Telegrafi

Kaloi portierin dhe ishte përballë portës së zbrazët të Arsenalit – njëra ndër huqjet e vitit mban emrin e Hakim Ziyech

Chelsea fitoi 2-1 miqësoren e sotme ndaj Arsenal. Kai Havertz dhe Tammy Abraham shënuan golat e fitores për kampionët e Evropës, ndërsa në krahun tjetër ishte Granit Xhaka autori golit.

Hakim Ziyech po lufton për të qenë një titullar i skuadrës së Thomas Tuchel, por 28-vjeçari maroken ka humbur shumë pikë me rastin flagrant që humbi në përballjen e sotme.

Ishte minuta e 54-t, Chelsea kryesonte 1-0 dhe kishte një shans të artë për të dyfishuar shifrat. Ziyech mori një asist të bukur nga Pulisic dhe doli i vetëm përballë portierit të “Topçinjve”.

Lexo po ashtu Kai Havertz 'bombardon' portën e Arsenalit

Mesfushori ofensiv ia doli të driblojë gjermanin Leno, por e teproi shumë dhe nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Një mbrojtës i Arsenalit shpëtoi portën pas gjuajtjes së dobët të Ziyech.

Kujtojmë se marokeni po kërkohet me ngulm nga Milani dhe ndoshta kjo shfaqje mund të bëjë që Tuchel ta lejojë largimin e tij qysh në këtë afat. /Telegrafi/