Një djalë i ri i ka kaluar pesë ditë duke e mbuluar shtëpinë e familjes me mbi 100 pako të letrës dekoruese.
Maks Majewski nga Leborku i Polonisë, por që tani jeton në Londër, i shpenzoi 220 funte në 114 pako të letrës dekoruese, transmeton Telegrafi.
20-vjeçari postoi videon në rrjetin sociale për të dokumentuar punën e tij, ku shihet duke e mbuluar pothuajse çdo orendi me letrën dekoruese, duke filluar nga kuzhina e deri tek dhomat e gjumit.
E nëna e tij Anna mbeti e habitur kur u fut në shtëpi dhe pa se çfarë kishte bërë djali i saj, ndërkaq motrat e Maksit, Julia, 16-vjeçe, dhe Suzie, 10 dukeshin shumë të lumtura me këtë shpirt festiv.
Videoja është shikuar nga më shumë se tre milionë njerëz, dhe shumica e tyre mbetën të habitur me përkushtimin e tij për ta befasuar familjen. /Telegrafi/