Telegrafi

Kalinic blerja e 11-të e Milanit, por vazhdojnë të shpresojë për Aubameyang

Pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse të Patrick Cutrone, lojtarit 19-vjeçar, ndaj Bayern Munichut ku realizoi dy gola, Milani duket i vendosur për të përforcuar repartin e sulmit, ku deri tani ka transferuar dy lojtarë, Andre Silva dhe Fabio Borini.

Mediat italiane e cilësojnë si të kryer tashmë transferimin e Nikola Kalinic të Milani.

La Repubblica shkruan se mes palëve është arritur gjithçka dhe ditën e nesërme (e hënë) do të bëhet publikimi. Milani do t’i paguajë Fiorentinës 25 milionë euro plus bonuset.

Por, kuqezinjtë ëndërrojnë ende për një transferim të mundshëm të Andrea Belottit ose Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton TCh.

Për të parin situata, duket më e komplikuar tashmë, ndërsa sulmuesi i Dortmundit ka refuzuar rinovimin me gjermanët dhe dëshiron vetëm Milanin, të paktën sipas mediave italiane.

Megjithatë na mbetet të presim për të mësuar se kush do të jetë lojtari i 12 që do t’i bashkohet grupit të Vincento Montellas këtë verë.