Balerini, Graciano Tagani, u përfshi në një debat me çiftin e shtëpisë Romeo Veshaj dhe Heidi Baci.
Teksa Heidi dhe Romeo ishin në kuzhinë, Graciano e quan Romeon “kallam Veshaj”.
Për këtë Heidi reagon menjëherë në mbrojtje të Romeos, duke e befasuar Gracianon.
Debati:
Graciano: Kallam Veshaj
Romeo: Çfarë ishte kjo?
Graciano: Kallam Veshaj, ky i pafytyrë je.
Romeo: Kallam Veshaj?!
Heidi: Ti ke bërë një nam për emrin tënd dhe tani po bën këtë!
Graciano: Çfarë ke moj Heidi? Çfarë problemi ke?
Heidi: Ti ke bërë namin për emrin tënd.
Graciano: Tani u kujtove që të më vihesh kundër? Çfarë je duke bërë?
Heidi: Çfarë të dua unë?
Graciano: Çfarë po bën moj se të kam respektuar pa fund.
Heidi: Me plasi mua.
Graciano: Heidi mirë se erdhe në realitet. /Telegrafi/