Milani është duke i përshpejtuar bisedimet me Fiorentinën për Nikola Kalinicin që të jetë i gatshëm për ndeshjen me Shkëndijën në Ligën e Evropës të enjën.
Shumë burime të lajmeve në Itali bëjnë të ditur se Milani ka ofruar 25 milionë euro, ndërsa 5 milionë të tjera në formë bonusi.
Kroati pritet të mbërrijë së shpejti për t’i krye testet mjekësore.
Sky Sport Italia shkruan që Milani e do medoemos në bankë dhe do ta regjistrojë për këtë ndeshje.
Kalinic mund ta udhëheq sulmin e Milanit në ndeshje e Series A me Crotonen.
Ai ka shënuar 15 gola në 32 ndeshje në Serie A sezonin e shkuar. /Telegrafi/