Nikola Kalinic ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur me Milanin.
Sulmuesi kroat ka thënë se kërkon të largohet nga Fiorentina dhe ka shtuar se ka dëshirë të luajë me kuqezinjtë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
“Faleminderit Fiorentinës për këto dy vite dhe për mundësinë që më dha, por unë dua të hedh një hap përpara dhe për këtë arsye dua të largohem”.
“Di që Milani më kërkon dhe mendoj se kjo është një mundësi shumë e mirë për mua. E konsideroj të mbyllur ciklin tim te Fiorentina dhe tani dua Milanin”, ka thënë Kalinic.
29-vjeçari Nikola Kalinic ka luajtur 68 ndeshje me Fiorentinën, duke shënuar 27 gola.