Telegrafi

Kalinic alternativa e Icardit te Napoli

Napoli vazhdon të ëndërrojë Mauro Icardin, me këtë rast napolitanët kanë futur edhe Manolo Gabbiadinin në marrëveshje.

Por, as kjo nuk po e kënaq Interin dhe kështu negociatat ende janë duke vazhduar.

Napolitanët paralelisht janë duke punuar edhe rreth një transferimi të mundshëm të Nikola Kalinic.

Sipas La Nazione, trajneri Maurizio Sarri nuk dëshiron të befasohet nga tregu transferimeve dhe në fund të mbet pa një sulmues qendror.

Me këtë rast ka këshilluar presidentin Aurelio De Laurentiis, që të kthen sytë nga sulmuesi i Fiorentinas, i cili në sezonin e kaluar ka shënuar 12 gola. /Telegrafi/