Trajneri i Rasenball Sport Leipzig, Julian Nagelsmann ka konfirmuar se janë të gatshëm që të shesin Timo Wernerin, derisa marrëveshja me Chelsean nuk është ende e përfunduar.
Sulmuesi 24-vjeçar thuhet që shumë shpejtë do të mbyllë kalimin te The Blues, pasi është pajtuar me pagën prej dhjetë milionë euro në sezon.
Chelsea do të paguajë 60 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij, mirëpo Nagelsmann konfirmon se ende nuk është arritur marrëveshja.
“Transferimi ende nuk është i përfunduar, atë duhet të kompletoni me letra”, ka thënë trajneri i skuadrës gjermane.
“Unë jam një trajner me shikim real dhe me ëndrra reale. Ne na duhet të kërkojmë një lojtar të ri kur të kompletohet marrëveshja dhe pjesa tjetër është te lojtari”, ka shtuar më tej Nagelsmann.
Chelsea pritet që në javën e ardhshme të mbyllë transferimin e Werner, që pritet të jetë konkurrent i ashpër i Tammy Abraham. /Telegrafi/