Fabio Capello ka thënë se kalimi te Liverpooli do të ishte ideal për Erling Haalandin.
Ish-trajner i Anglisë beson se Jurgen Klopp mund të bëjë norvegjezin një lojtar edhe më të mirë, derisa ai shënoi të shtunën golin e 41 të tij në këtë edicion.
Haaland e shënoi golin e parë për Borussia Dortmundit në fitoren 4-0 ndaj Schalkes në rikthimin e Bundesligës nga coronavirusi.
“Ai ka një potencial të madh, por ka ende kohë. Nuk dua të bëjë ndonjë presion mbi të me deklaratën time”, ka thënë Capello.
“Por, kalimi i tij te Liverpooli do të ishte ideal për të, pasi Jurgen Klopp mund të nxjerrë më të mirën nga ai”.
“Haaland është një lojtar që më ka magjepsur dhe në të ardhmen pres nga ai që të bëjë gjëra të mëdha, pse jo edhe të fitojë Topin e Artë”, ka shtuar më tej ai.
Haaland deri më tani në ligën gjermane ka shënuar dhjetë gola, derisa në janar kompletoi kalimin nga Red Bulls Salzburg për 20 milionë euro. /Telegrafi/