Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Spezias për Rey Manajn

Rey Manja është afër transferimit te Spezia, pasi marrëveshja me Barcelonën është arritur.

Sulmuesi shqiptar parashihej të mbetej në skuadrën e parë, mirëpo katalunasit kanë ndryshuar mendje.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, marrëveshjes mes Spezias dhe Barcelonës është arritur.

Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021

Lojtari po ashtu është pajtuar me kushtet personale me skuadrën italiane, dhe do të jetë si huazuar me opsion për blerje nga skuadra nga Serie A.

Manaj pritet që në orët e ardhshme të kompletojë testet mjekësore dhe më pas të prezantohet me fanellën e Spezias. /Telegrafi/