Telegrafi

Kalimi i Pogbas te Real Madridi varet nga qëndrimi i Zidanes në Santiago Bernabeu

Tashmë nuk është një sekret se Real Madridi dëshiron të transferojë Paul Pogban nga Manchester United.

Ka dy afate që Los Blancos e duan transferimin e mesfushorit francez, mirëpo që Djajtë e Kuq nuk kanë dashur ta lirojnë atë nën shumën e 100 milionë eurove.

United i ka bërë me dije klubit mbretëror se nëse i duan shërbimet e fituesit të Kupës së Botës, atëherë duhet të paguajnë 130 milionë euro.

Sipas asaj që raporton Marca, kalimi i Pogbas te Real Madridi mund të varet se sa do të qëndrojë Zinedione Zidane në Santiago Bernabeu.

Në rast se trajneri francez largohet nga madrilenët, po ashtu mund të dështojë edhe kalimi i mesfushorit në Santiago Bernabeu.

Kujtojmë se Real Madridi nuk është skuadra e vetme në garë për Pogban, pasi edhe Juventusi e dëshiron rikthimin e tij në Allianz Stadium. /Telegrafi/