Lautaro Martinez duket se e dëshiron kalimin te Bracelona në këtë afat kalimtar.
Sulmuesi argjentinas ka kohë që po kërkohet nga skuadra argjentinase, mirëpo Interi nuk dëshiron ta lëshojë aq lehtë.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, në ditët e ardhshme, pritet të vendoset nëse Lautaro kalon te Barcelona.
Argjentinasi është i vendosur që të kalojë në Camp Nou në këtë afat, pa marrë parasysh çfarë ndodhë.
Por, Barcelona nuk dëshiron të paguajë më shumë se 65 milionë euro, derisa klauzola e lojtarit është 111 milionë euro.
Nerazzurët, madje kërkojnë rreth 120 milionë euro për kartonin e lojtarit, derisa katalunasit mund të përfshijnë edhe ndonjë lojtarë në shumën e lartë cekur. /Telegrafi/