Mateo Kovacic ka kaluar te Chelsea si huazim një vjeçar, ndërsa kjo i ka hapur derën largimit të Tiemoue Bakayoko drejt Milanit.
Sipas Calciomercato.com, Milani është duke punuar për detajet e fundit sa i përket francezit Bakayoko.
Kjo pasi mesfusha e Chelseat është mbingarkuar me ardhjen e Kovacic nga Real Madridi.
Mësohet se italianët e duan në huazim lojtarin me të drejt blerje për 30 deri në 35 milionë euro.
Të Milani besoj që Chelsea po ashtu do të paguajë një pjesë të pagës së lojtarit që është 6.5 milionë euro.
Drejtorët Leonardo dhe Paolo Maldini po punojnë që kjo marrëveshje të mbyllet sa më shpejtë.
Takimi i radhës mes klubeve do të mbahet sot. /Telegrafi/