Telegrafi

Kalimi i Kica-Xhelilit në LDK, ndryshon përbërja e dy komisioneve parlamentare

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë propozuar disa zëvendësime në komisionet parlamentare pas daljes nga grupi parlamentar i LVV-së të deputetes Doarsa Kica-Xhelili, dhe bashkimit të kësaj të fundit me grupin parlamentar të LDK-së.

LVV ka propozuar që në vend të Doarsa Kica-Xhelilit si kryetar i Komisionit për Administratë Publike të emërohet deputeti Valon Ramadani, kurse në vend të tij si anëtare të jetë deputetja Arbreshë Hyseni-Kryeziu.

Kurse LDK propozoi që deputetja e sapo anëtarësuar në këtë parti Doarsa Kica-Xhelili të zë vendin e Kujtim Shalës në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Këto dy propozime morën miratimin e plotë nga ana e deputetëve. /Telegrafi/