Telegrafi

“Kalimi im nga Arsenali te Aston Villa, është një hap para në karrierë” – kështu thotë Emiliano Martinez

Emiliano Martinez ka thënë se nuk është penduar që është larguar nga Arsenali, për t’iu bashkuar rivalit nga Liga Premier, Aston Villës.

Portieri ishte pjesë e The Gunners për dhjetë vite, mirëpo asnjëherë nuk e kishte shansin që të luante si portieri i parë.

Më 16 shtator, Martinez kaloi te Aston Villa, derisa deklaroi se kalimi i tij rivali i Topçinjve është një hap para.

“Jam në formën më të mirë në karrierë dhe nuk kisha sigurinë për ndeshjet që do t’i luaja, andaj edhe nuk isha i sigurt të qëndroja”, ka thënë portieri argjentinas për largimin nga Arsenali.

“Aston Villa është një klub i madh, nuk kisha dyshime për të kaluar këtu. Të gjithë mendojnë se kam bërë një hap pas, mirëpo është një hap para në karrierë”.

“Disa persona nuk e dinë sa kam luftuar kur qëndroja në bankën rezervë dhe kisha nëntë portierë para meje. Andaj nuk pendohem që jam larguar”, ka shtuar më tej Martinez. /Telegrafi/