Telegrafi

Kalimi i Griezmann te Barcelona po vështirësohet, as Bartomeu nuk është më i bindur

Antoine Griezmann . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu për momentin nuk e ka ndërmend të nënshkruajë kontratë me Antoine Griezmannin.

Francezi para disa ditësh njoftoi vendimin e tij për largimin nga Atletico Madridi, ndërsa shuma prej 200 milionë euro sa është momentalisht e klauzolës së tij, nga 1 korriku do t’i bie në 120 milionë euro.

Blaugranat kanë synuar ta transferojnë sulmuesin përpara fillimit të sezonit të kaluar, por ai vendosi të qëndrojë edhe një vit në Los Rojiblancos.

Sipas medieve spanjolle, Griezmann nuk është më prioritet për Barcelonën, sepse çmimi i tij konsiderohet një pengesë e madhe.

Në rast se 27-vjeçari do të lëvizte drejt Camp Nou, klubit do të duhet ta mbulojnë pagën e tij prej 17 milionë euro në sezon.

Sipas medieve ka edhe lojtarë brenda që nuk e duan francezin që të vije.

Edhe Bartomeu është i vetëdijshëm se disa emra të rëndësishëm të skuadrës nuk e duan Griezmannin, pasi ky i fundit nuk erdhi qershorin e kaluar. /Telegrafi/