Në mesditën e së dielës të gjithë dytë ishin të kthyer nga Dublini i Irlandës pasi aty po hidhej shorti për grupet e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.
Tifozët shqiptarë ishin me shumë emocione duke pritur pasi përveç Kosovës, mendja ishte edhe te Kombëtarja e Shqipërisë.
Kuqezinjtë u vendosën në Grupin H së bashku me Përfaqësuesen e Francës, Turqisë, Islandës, Moldavisë dhe Andorrës.
Tashmë është publikuar edhe kalendari i ndeshje të cilin e keni të plotë më poshtë:
Shqipëri-Turqi, 22 Mars 2019
Andorra-Shqipëri, 25 Mars 2019
Islandë-Shqipëri, 8 Qershor 2019
Shqipëri-Moldavi, 11 Qershor 2019
Francë-Shqipëri, 7 Shtator 2019
Shqipëri-Islandë, 10 Shtator 2019
Turqi-Shqipëri, 11 Tetor 2019
Moldavi-Shqipëri, 14 Tetor 2019
Shqipëri-Andorra, 16 Nëntor 2019
Shqipëri-Francë, 19 Nëntor 2019
Vlen të theksohet se nëse Kombëtarja e shqiptarëve nuk kalon grupin, atëherë mbetet pa Evropian pasi këto kualifikime janë mundësia e tyre e vetme. /Telegrafi/