Telegrafi

Kaia Gerber shpallet ‘Modelja e vitit 2018’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të modës

Kaia Gerber (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Vajza e supermodeles Cindy Crawford, Kaia Gerber është kurorëzuar me çmimin ‘Modelja e vitit’ në ceremoninë e përvitshme, “Fashion Aëards 2018”, duke u bërë modelja më e re që e fiton këtë çmim.

17-vjeçarja ka pasur konkurrencë të fortë, në mesin e tyre, Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow.

Kaia Gerber (Foto: JP Yim/Getty Images/Guliver)

Këtë trofe në të kaluarën e kanë fituar bukuroshe, si Kate Moss, Lily Cole, Jourdan Dunn e Cara Delevingne.

Lexo po ashtu Lajmet për Kaia Gerber

Është një sukses i madh për Kaian, e cila e ka filluar modelizmin në shtatorin e vitit të kaluar, vetëm katër ditë pasi i kishte mbushur 16 vjet.

Kaia Gerber (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ajo debutoi në spektaklin e Calvin Klein për koleksionin pranverë/verë 2019 gjatë Javës së modës në Neë York dhe që atëherë ka qenë e pandalshme.

Viti 2018 ka qenë padyshim viti i saj duke bërë që ajo të shndërrohet në modelen e momentit duke i pushtuar pistat e modës, teksa ka modeluar për dizajnerët e famshëm, si Burberry, Versace, Alexander Wang, Valentino e shumë të tjerë.

Kaia Gerber (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Në janar të këtij viti, Kaia shënoi një tjetër arritje duke debutuar në Javën e modës ‘Haute Couture’, ku reklamonte koleksionin e Chanel.

Pasarelat e modës nuk janë suksese të vetme të bukuroshes, duke qenë se në muajin gusht ajo solli bashkëpunimin me veshjet e njërit prej dizajnerëve më të njohur, Karl Lagerfeld.   /Telegrafi/

Karl Lagerfeld, Kaia Gerber dhe Pier Paolo Righi (Foto: Francois Durand/Getty Images for Karl Lagerfeld/Guliver)