Modelja e famshme e viteve të nëntëdhjeta, Cindy Crawford, së fundmi ka marrë pjesë në një ndejë luksoze në Neë York.
Në tepihun e kuq, ajo u shoqërua nga vajza e saj, Kaia Gerber, e cila e ndjek me besnikëri të ëmën e saj në eventet e mëdha.
Siç mund të shihet edhe në fotografitë e asaj mbrëmjeje, 22-vjeçarja është imazhi dhe kopja e nënës së saj, madje ato i kishin përshtatur edhe veshjet e tyre.
Derisa 57-vjeçarja zgjodhi një fustan elegant të zi, Kaia bukuroshe zgjodhi një kombinim të modës rinore me një fund mini.
Ndryshe, vajza është duke shuar hapave të Cindyt dhe deri më tani ka pozuar për kopertinat e shumë revistave të njohura, ndërsa ka ecur edhe në pistat e shtëpive të njohura të modës, si Dolce & Gabbana, Valentino, Marc Jacobs, Prada etj. /Telegrafi/