Sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz është gati të bashkohet me Arsenalin kalimtar të verës.
Topçinjtë kanë hapur bisedimet me Chelsean për sulmuesin gjerman, i cili nuk është njëri nga të preferuarit e Mauricio Pochettinos.
Edhe Havertz thuhet se e ka miratuar lëvizjen, i ngazëllyer nga perspektiva për t’u bashkuar me pretendentët për titull në Ligën Premier.
Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar lajmin.
“Kai Havertz i ka dhënë dritën jeshile ofertës për kontratën e Arsenalit pas indikacioneve pozitive. Nuk ka problem për kushtet personale”.
“Arsenali dhe Chelsea në kontakt – nuk ka shanse për 75 milionë funte, por Chelsea do të jetë fleksibël. Bayern, i informuar… por ende i qetë”, ka shkruar Romano.
Ndryshe, Chelsea dëshiron ta shesë për 75 milionë funte, por ky çmim mund të zvogëlohet dukshëm. /Telegrafi/