Telegrafi

Kai Havertz më gjasë do ta kujtojë shumë gjatë turpërimin që i bëri mbrëmë Daniel Podence

Kai Havertz kishte një tjetër paraqitje për t’u harruar te Chelsea.

Talenti gjerman është transferimi rekord i The Blues, mirëpo deri më tani nuk e ka dëshmuar se vlen 81 milionë euro.

Në humbjen 2-1 të Chelseat ndaj Wolverhampton Wanderersit, Havertz është turpëruar nga Daniel Podence.

Ishte minuta e 41-të e takimit, kur anëtari i Ujqve bëri një lëvizje mashtruese para gjermanit, duke e lënë atë mbrapa vetës.

Lexo po ashtu Nuk këndellet Chelsea, pëson disfatë edhe ndaj Wolvesit

Havertz është duke u kritikuar shumë në Angli për mënyrën se si luan, pasi duket sikur nuk është nga mishi e gjaku, duke luajtur pa ndjenja.

Ish-anëtari i Bayer Leverkusenit kishte po ashtu disa shanse të mira në këtë takim, mirëpo duket se është i frikësuar të bëjë goditje në portë. /Telegrafi/