Site icon Telegrafi

Kadyrovi dhe Prigozhin assesi të pajtohen me humbjen e qytetit ukrainas Lyman, kërkojnë ndëshkimin e zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë

Dy aleatët dhe njerëzit e besueshëm të presidentit rus Vladimir Putin, kanë kritikuar humbjet ruse në Ukrainë.

Humbja e qytetit Lyman duket se ka ndikuar në nervat e Ramzan Kadyrovit nga Çeçenia, transmeton Telegrafi.

Ai sot sugjeroi që Rusia do të duhej të shqyrtojë përdorimin e armëve të vogla taktike bërthamore në Ukrainë si kundërpërgjigje ndaj humbjeve të mëdha.

“Nepotizmi në ushtri nuk do të çojë askund”, tha Kadirov duke shtuar se zyrtarët e lartë ushtarak të rusëve në rajonet ku janë dërguar për të luftuar, do të duhej të shkarkoheshin dhe të dërgohen në vijat e para të frontit që “me gjak të lajnë turpin e tyre”.

“Nuk e di për çfarë e informojnë zyrtarët e lartë të ministrisë së Mbrojtjes, komandantin suprem (Putinin), por sipas meje duhet marrë masa ekstreme”, shtoi Kadyrov.

Në anën tjetër, themeluesi i ushtrisë private të Putinit, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka përshëndetur dhe mbështetur komentet e Ramzanit.

“Ramzan, ti je ligji. Të gjithë duhet t’i dërgojmë këmbëzbathur në fron duke mbajtur pushkën në duar”, shtoi Prigozhin.

Ndërkaq i pyetur nëse fjalët e tij duhet konsideruar si kritika për ministrinë ruse të Mbrojtjes, Prigozhin u përgjigj me ironi: “Zot na ruaj”.

“Këto deklarata nuk janë kritika, por vetëm shprehje dashurie dhe mbështetje”, shtoi Prigozhin. /Telegrafi/

Exit mobile version