Telegrafi

Kadyrov thotë se urdhri i mobilizimit nuk do të zbatohet në Çeçeni

Urdhri i mobilizimit nga Putini nuk do të zbatohet në Çeçeni, tha Ramzan Kadyrov, transmeton Telegrafi.

Kreu i Çeçenisë tha se 20 mijë çeçenë janë dërguar tashmë në luftë me Ukrainën.

Përveç kësaj, Kadyrov tha se gratë që u përpoqën të organizonin një demonstratë kundër luftës në Grozny u arrestuan, u mobilizuan dhe u dërguan në Ukrainë.

Sipas përfaqësuesit të lëvizjes opozitare, Adat Ibragim Yangulbayev, rreth 130 gra u arrestuan gjatë tubimit të 21 shtatorit. Të gjitha u dërguan në bashkinë e Groznyt.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi ditë më parë për një mobilizim të pjesshëm nga ku 300 mijë rezervistë do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar.

Ky vendim u përcoll me protesta të mëdha në disa qytete të Rusisë, derisa u arrestuan qindra njerëz, disa prej tyre madje i kanë rekrutuar në ushtri. /Telegrafi/