Site icon Telegrafi

Kadyrov: Do të ndihmojmë vëllezërit tanë nga Palestina, kemi përgatitur ndihma për 20 mijë familje

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov ka thënë se Fondacioni Akhmat Kadyrov do të japë ndihma për 20 mijë familje palestineze, derisa foli për situatën në Rripin e Gazës.

“Pothuajse e gjithë bota nuk dëshiron të dëgjojë zërat e fëmijëve të varfër palestinezë. Tani ata po kthehen nga unë me shpresën se do të dëgjohen”, ka shkruar ai në një postim në Telegram.

“Fondi publik ‘Akhmat Kadyrov’, si më parë, do t’u ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme vëllezërve tanë nga Palestina. Në këtë fazë tashmë është përgatitur masa e ndihmës për 20 mijë familje”, u shpreh lideri çeçen.

Lexo po ashtu Kremlini reagon pas deklaratës së Kadyrovit për zhvillimet e fundit në Izrael dhe Palestinë

Nuk është hera e parë që Kadyrov ka reaguar në përkrahje të Palestinës.

Konflikti midis Izraelit dhe grupit Hamas në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez nisi shkrepjen e raketave drejt Tel Avivit, duke mobilizuar madje edhe luftëtarët e tij në komunitetet jugore izraelite.

Si shenjë hakmarrjeje, Izraeli nisi bombardimin e Rripit të Gazës për të “eliminuar” Hamasin.

Lexo po ashtu Izraeli thotë se lufta me Hamasin ka 'hyrë në një fazë të re' pasi numri i të vdekurve në Gaza shkon në mbi 8,000

Vlen të theksohet se mbi 8,000 njerëz janë vrarë deri më tani në Gaza që kur kanë filluar luftimet. /Telegrafi/

Exit mobile version