Telegrafi

Kadriaj i reagon Selimit pasi tha se Kurti ka qenë i gatshëm të kapë armën në luftë, por nuk është lënë nga komandanti i Zonës së Drenicës

Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka folur për deklaratën e Rexhep Selimit i cili së fundi tha se Kurti ka qenë i gatshëm edhe për të rrokur armën por nuk e ka lejuar komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kadriaj ka ironizuar me Selimin.

Lexo po ashtu Selimi: Albin Kurti kërkoi të qëndrojë në front gjatë luftës, nuk e la Sylejman Selimi

“Po i shoh disa qëndrime të shokëve të mi që nuk e paskan lënë Albinin me u veshë e me u armatosë në luftë!!! Garant janë frikësu me e armatosë se pastaj vaj halli për ushtrinë Jugosllave*”, shkruan deputetja e AAK-së.

Ajo i ka bërë thirrje pozitës, që mos të flasë më për luftën por të tregojnë vetën ndaj popullit me punë.

“Lene bre luftën se u kry moti. Tregone vetën tash në luftën e re pa armë por me të njëjtit njerëz”, ka shkruar Kdriaj./Telegrafi/