Aktorja Arta Elezaj është më e reja në kastin e aktorëve të serialit “O Sa Mirë”.
Ajo ka arritur që menjëherë të rrëmbejë vëmendjen e shikuesve me rolin e saj si mbesa e personazhit të Hakiut, e quajtur në serial ‘Xhakarta’.
Arta ka krijuar një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, të cilët njoftohen për më të rejat e këngëtares.
Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një ‘selfie’ mjaft atraktiv para pasqyrës, ku shfaqet tërheqëse para pasqyrës, ndërsa vë në pah linjat trupore.
E njëjta pëlqehet shumë nga ndjekësit për stilin e saj me flokët kaçurrela.
Ndryshe, performanca e saj në serial është komentuar me nota pozitive nga ndjekësit e rregullt të serialit. /Telegrafi/