Njësia speciale Kabul 9 e inteligjencës ushtarake ukrainase, po vazhdon të identifikojë dhe shkatërrojë makinerinë dhe personelin ushtarake të forcave pushtuese ruse.
Gjatë një aksioni në rajonin e Zaporizhzhia, ukrainasit arritën t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave të Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet rezultati i punës njëditore të kësaj njësie speciale të inteligjencës ushtarake të ukrainasve.
Ukrainasit zbuluan dhe shkatërruan dy automjete ushtarake dhe një SUV civil, që i përkisnin forcave pushtuese ruse – sikurse edhe kompleksin që e shfrytëzonin për vëzhgim.
Në anën tjetër, ukrainasit janë duke vazhduar të sulmojnë pozicionet e ushtrisë ruse, në veçanti në rajonet që aktualisht janë nën kontrollin e forcave ruse. /Telegrafi/