Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov, ka reaguar ndaj disa njoftimeve nëpër mediume kinse Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Komisionin për falje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij reagimi, Gjykata nuk e ka shfuqizuar këtë Komision dhe se është një trup i përhershëm pune i Kryetarit të shtetit. Ky komision është themeluar në vitin 1991 mbi bazën e Vendimit për organizim të Kabinetit të kryetarit.
Komisioni ka vazhduar të ekzistojë edhe kur u bënë ndryshimet në Ligjin për faljen e të dënuarve në vitin 2009 dhe se do të vazhdojë të punojë si trup këshillues për Kryetarin e shtetit, ndërkaq Kabineti bën të ditur se kryetari Ivanov nuk do të komentojë asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/